AKTUALITET, 9 Mars 2026, 11:11

Rama me ironi: Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një grua. Mëshirë Zeqine

Rama me ironi: Gazment Bardhi, burri i parë në histori që

Edi Rama foli me ironi për opozitën para grupit socialist. Ai tha se Belinda Balluku arriti ta çojë PD-në për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier.

Teksa foli për rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar “asfaltim nga Dibra në Fier”, ai nuk harroi edhe deputeten Zegjinë Çaushi dhe ngacmimet e saj politike ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai mori si shembull episodin e fundit, ku deputeti demokrat u mor në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit pas deklaratave të deputetes socialiste në Kuvend, që i drejtohet Bardhit si “Gazi im”.

“Megjithë Gazin e Zegjinesë, hapë kllapë, burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë, Mëshirë Zegjine, mbyll kllapë. Pra, Gazi i Zeqinesë, për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit. është marrë në mbrojtje nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zeqine” – ironizoi Rama referuar letrës së 17 organizatave.

Rama konfirmoi se Belinda Balluku do të vijojë të drejtotë Qarkun Fier dhe se do t’i tregojë të gjithëve rezultatin që do të marrë në zgjedhjet lokale, tashmë që s’ka asnjë pushtet.