TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Nuk kam ndërmend që as në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur përditë, pa ndaluar asnjë ditë”, tha Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS duke renditur një sërë detyrash të kryera prej Ballukut. Përmes tyre, s’i kurseu as ca komente për opozitën duke i atribuuar një sërë projektesh të parealizuara e të mbetura “ëndrra në beze”.
“Gjatë këtyre 6 vjetëve, në vendin tonë janë ndërtuar e rindërtuar rreth 1000 km të rrjetit rrugor kombëtar, nuk llogaris rrjetin dytësor dhe tretësor sepse është në kompetencën e qeverisë e ministrisë, por bashkive dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 40 kantierë janë të hapur në të gjithë vendin. Nga aksi Elbasan-Rrogozhinë që mbyllet në 2027, me ecuri mbi 60%, te Elbasan-Qafë Thana duke i vënë në dispozicion Shqipërisë, BE E NATO-s korridorin VIII që për 30 vjet u bllokua në Komisionin Europian nga të tjerë për të mos u klasifikuar si korridor i rrjetit europian të transportit dhe e zhbllokuam në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor dhe është shpallur korridor sigurie për mobilitetin e forcave të NATO-s. Edhe Elbasan-Banjë, bajpasi i Fierit e i Vlorës, rrugë që numëroheshin me daulle, të cilat ishin vetëm gropa borxhesh e plagë të hapura rruge, sot janë vepra siç u krye Orikum-Dukati ku flitet për miliona e meleona të vjedhur, por të vetmit miliona e meleona janë ato të përfituara më tepër nga rritja e fluksit të makinave drejt jugut.
Palasë-Dhërmiu, Kardhiq-Delvina, e shumëpremtuar dhe ajo, edhe ajo në kalendarin imagjinar të ditëpunëziut. Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloça që na mbeti në kurriz bashkë. E nisëm krejt nga e para si projekt duke e bërë fytyrën shollë para investitorëve. Bajpasi i Tepelenës, Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashari, dy ëndrra në beze kur thonë tironsit, ndërsa sot janë realitete me dobi të jashtëzakonshme. Apo Unaza e Madhe e Tiranës, këtë e llogaris te katrani i madh te ai inventari imagjinar i mijëra kilometrave, u bë realitet vetëm pasi iu qep ministrja duke qëruar oriz se në çdo 100 metra kishte një problem, jo shpronësimi i pabërë këtu, jo kanali atje, jo kabllot e nëndhenshme të RTSH-së më tutje, jo kolektori poshtë, jo lumi me klubin, jo lavazhi, jo dreqi me leje, jo i biri pa leje, jo ky me legalizim, ai në proces legalizimi, ata që s’luanin vendi, ata që s’hapnin rrugën se ishin me ata, jo dreqërit që nxisin protestat me bllokime, bam bariu e bam i biri, bum Falliu e bam i ati derisa u qëruan të tërë dhe u krye edhe Unaza e Madhe e Tiranës. Bulqizë-Martaneshi, Maqellarë-Peshkopia, Ura e Madhe e Kukësit, të gjitha të mbetura në havanë e premtimeve shumëvjeçare. Doli edhe Rruga e Kombit nga gryka e shishes, pa llogaritur peripecitë e tjera të saj. Janë në ndërtim Rruga e Ksamilit, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i bajpasit Vaqarr-Kashar, rruga Ndroq-Plepa, bajpasi i iSarandës, segmentet e Korridorit Blu janë të tëra në përgatitje kantieresh", tha Rama.
Rama: Mjafton një udhëtim në infrastrukturën mëparshme për të kuptuar punën që kemi bërë! Po rindërtojmë hekurudhat nga hiçi
Rama tha se mjafton nj udhëtim pas në kohë për të kuptuar punën kolosale që PS ka bërë n infrastrukturë. Rama gjithashtu foli dhe për ndërtimin e sistemit hekurudhor duke bërë me dije raportet konkrete dhe nisjen e punës.
“Dua t’i ftoj të gjithë ju që jeni këtu dhe ata që kanë besuar drejtimin e Shqipërisë, edhe këdo që nuk ka frikë ta provojë ta marrë me mend që t’ia heqim në një çast vendit arteriet e reja dhe ta marrin dhe njëherë me mend rrugën e vjetër për në Dibër. Çdo mendje e lirë nga urrejtja politike, i mjafton vetëm një udhëtim pas në kohë për të pranuar pa asnjë gajle punën kolosale që është bërë. Për të rindërtuar infrastrukturën hekurudhore nga hiçi ku e katandisi liri-demokracia, duhet një reputacion, një situatë ekonomike dhe mundësi financimi që deri dje Shqipëria nuk e kishte. Tani nuk kemi vetëm një synim por një plan konkret për të ndërtuar rreth 530 km hekurudhë sipas standardeve të Be të elektrifikuar dhe integruar, projekte konkrete. Hekurudha Durrës-Tiranë, aeroporti i Rinasit do të jetë linja e parë e elektrifikuar në vend me 12 stacione që do të nis operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vlorë - Hani Hotit është në proces prokurimi, ndërtimi pritet të nisë në fund të këtij viti dhe do të përfundojë në vitin 2030. Ka përfunduar me bashkëpunim me Kosovën studimi i fizibiliteti he projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë me gjatësi 105 km, 4 tunele dhe 43 ura. në takimin e fundit me Kurtin kemi folur dhe për 2 pista financimi të huaj”, tha Rama.