AKTUALITET, 9 Mars 2026, 10:21

Vendimi/ Kërkonte rrëzimin e masës, Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Vendimi/ Kërkonte rrëzimin e masës, Apeli i Posaçëm

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin e masës së sigurisë të Belinda Ballukut. Zyrtarja kishte bërë ankimim në Apel kundër vendimit të GJKKO.

Disa javë më parë Apeli i Posaçëm nuk pranoi shqyrtimin e ankimit, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Pasi kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendimit, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Rama, Apeli i Posaçëm vendosi ta rihapë sërish.

Çështja shqyrtohet nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.