AKTUALITET, 9 Mars 2026, 12:24

'Provat, dokrra'/ Balluku kërcënoi dëshmitarët? Rama: Prokurorët e SPAK emocionalë. Si kërkohet koka e një të zgjedhuri me muhabet telefoni?!

'Provat, dokrra'/ Balluku kërcënoi dëshmitarët?

Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Belinda Ballukut, duke çuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj pasi Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra. Rama thotë se SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë. Rama tha se kjo nuk ishte një provë e re, por SPAK e nxori pas vendimit të kushtetueses, duke thënë se erdhi në Kuvend dhe kërkoi kokën e një zgjedhuri me muhabete telefoni.

“Paraqitja e një incizimi mes një të pandehuri dhe një bashkëbiseduese, ku e pandehura sipas prokurorit na qenkësh kërcënuar. Nuk përmendet asgjëkundi në atë bisedë Belinda, ministrja, titullarja apo ndonjë gjë që duket si ndonjë kërcenim real. Unë vetë as nuk e kam dëgjuar as nuk kam ndërmend ta dëgjoj apo të lexoj proces verbalin, pro drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë, që e paska shtyrë prokurorin të marrë të gjithë atë të përpjetë dhe të vijë të kërkoj arrestimin e një deputeteje, e cila është prindi i vetëm i një vajze minorene. Nuk po marr fare as për bazë faktin që kërcënimin prokurori e kishte, edhe përpara se sa ta pezullonte ministren. Ndërkohë që e nxori vetëm kur ra masa e pezullimit, duke e përdorur si rrethanë rëndësuese për të kërkuar me çdo kusht arrestin në një turra vrap i cili më shumë se sa një hap logjik i një procedure ku shfaqet një e dhënë e re, ngjan me një reagim emocional ndaj rrëzimit të masës së pezullimit nga Kushtetuesja.

Nuk po them fare që një thënie e një të pandehur në të njëjti procedim nuk ka vlerën e të dëshmisë dhe nuk mund të konsiderohen si provë. S’po e quaj, e zë se e pandehuri i thotë bashkëbisedueses, Balluku më ka lidhur pas karriges, më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më ka thënë do të të vras, po nuk the kështu,  apo nuk bërë ashtu. Po e marr që prokororët, kanë sjellë këtë. A ka njeri të ma tregojë si mund të vihet në kuvendin e Shqipërisë me një muhabet të tillë telefoni pa bërë asnjë ballafaqim, pa bërë asnjë kryqëzim dëshmish, pa bërë asnjë verifikim kur, ku ndodhi kjo. Sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet në një bisedë telefonike mes dy grash, ose burrash, aq më tepër një i pandehur me një tjetër. Si u marrka prapa hekurave kaq kollaj, se folën dy veta në telefon dhe kjo është provë e re, që nuk është as e re, dhe kur mendohet se vuhet me këtë kollajllëk në Kuvend për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ia futur 7 pashë jo nën dhe, por në llum”, tha Rama.

Dosja prej 16 mijë faqe për Ballukun, Rama i quan ‘provat’ dokrra: Nëse do të isha anëtar i Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas! Iluzione optike

Kryeministri Edi Rama i konsideron dokrra provat e SPAK për ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion me tenderat në disa raste, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona euro dëme.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku mazhoranca prezantoi raportin e saj për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, Rama tha se po të ishte ai anëtar i Këshillit të Mandateve, do t’i kthente pas materialet voluminoze prej 16 mijë faqesh të Prokurorisë së Posaçme.

Edi Rama: Me libër shtëpie iu kthyen (Veliajt). Arresti pa gjyq është ky! Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep kushtetuta mundësinë që mos ta humbin nga sytë dhe të mos ta ndihmojnë viktimën më të madhe të reformës në drejtësi, parimi i prezumimit të pafajësisë. Që të ngremë votën për të votuar kërkesën për arrestimin e Ballukut me kartonët, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë. S’po them të kemi skenë krim apo kushte flagrante, apo prishje të provave, apo tentativë arratisje, që janë arsye të vlefshme.

Për tjetrin, kishte akuzë për pastrim parash, korrësin, na u duk se kërkesa ishte e përligjur në atë kohë. Kam dhe diçka, materiali voluminoz, 16 mijë faqe, është në fakt tregues i dobësisë që ka akuza, por ato janë studime, projekteve, urdhëresa, janë arkiva e ministrisë së Infrastrukturës gjatë drejtimit të Ballukut, e marrë me kamion, e çuar për t’u futur në dosje.

Dosje që nëse bën provë për diçka, është prova më e fortë e punës së madhe serioze, të Ministrisë së Infrastrukturës, të tjerat janë dokrra. Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas ato 1600 faqe janë dokrra. Iluzione optike! I mbani mend ato pasqyrat e thyera kur keni qenë fëmijë, kapnin dellin dhe ia përplasin në sy sikur erdhi dielli përballë, ashtu janë dhe ato 16 mijë faqe.

“Kur s’ka prova bindëse shkruhet gjatë se flet prokurori”, Rama justifikon mos autorizimin për arrestin e Ballukut: Është prind i vetëm!

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të rëndë faktin që SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukun me një bisedë të përgjuar mes një të pandehure dhe bashkëbisedueses së saj.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se arrestimi i saj nuk është i justifikuar, aq më tepër që sipas tij ajo është prind i vetëm i një vajze të vogël.

Edi Rama: Kur nuk ka prova bindëse shkruhet gjatë se flet prokurori, kur ka prova bindëse se flasin provat. Më e rënda është sipas meje orvatja e prokurorit pranë Kuvendit sipas meje është diçka tjetër, paraqitje e një bisede mes të pandehurës dhe një bashkëbiseduese, por në bisedë nuk përmendet as Balluku as kërcënimi real. Nuk e kam dëgjuar incizimin që e ka shtyrë prokurorin të kërkojë deputetes që është prind i vetëm i një vajzë të vogël.