AKTUALITET, 9 Mars 2026, 12:02

"E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet", Rama: Prezumimi i pafajësisë, ndarja mes drejtësisë e arbitraritetit, demokracisë e diktaturës

"E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet", Rama:

Kryeministri Edi Rama teksa sulmoi opozitën, deklaroi se kjo e fundit e do Belinda Ballukun në burg. Ai tha para socialistëve se Ballukun e duan në burg, pa prova dhe fakte, ndërsa shtoi se akuzat në drejtim të saj janë të pabaza, duke shtuar se nuk është marrë në konsideratë prezumimi i pafajësisë.

“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit, dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpatie tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe I dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati I askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi. E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha ai.

Rama: Të gjithë ata që kanë bërë detyrën e tyre, përfshirë edhe ministren, meritojnë vetëm respekt. Atyre njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, me kushtin që të mos jenë pjesë trumës së qorrave dhe me molotovë në gojë dhe duar, por që mund të jenë mbështetës tanë, siç mund të mos jenë mbështetës tanë dhe që sidoqofshin, e kanë gjykuar pa gjyq, dënuar pa i dhënë as të drejtën të mbrohet në gjykatë për çka akuzohet dhe duan ta shohin në burg Ballukun pa pritur të hapet as dera e sallës së gjyqit, u them që ti bëjnë vetes një pyetje: Ku ndryshojmë ne, që të gjithë ne sot, apo ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve dhe simpative tona politike apo njerëzore, nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj, apo nga ata që regjimi komunist i gjyshit të saj, i deshi modemos të pushkatuar, të burgosur, pasi ua bëri gjyqin në gazetë, radio, tv dhe i dënoi ne emër të popullit pa u dhënë as të drejtën të mbrohen në sytë e popullit.

Kjo nuk është pyetje që e bej sot për të mbrojtur ballukun, nga e vërteta që i takon vetëm procesit mes saj dhe drejtësisë, nuk jam avokati i askujt ndaj një akuze të ngritur nga SPAK, kjo është një pyetje që e bëj për të mbrojtur të vërtetën e madhe që i takon demokracisë. Kjo e vërtetë e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi gjyqësor dhe si vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit