TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar është në mesin e 5 të arrestuarve ditën e djeshme, si të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike nga Belgjika dhe Holanda. Mediat e huaja shkruajnë se ky grup kriminal vepronte në Savoie dhe Haute-Savoie.
Për më tepër, mediat e huaja e kanë cilësuar grupin kriminal si shqiptar, pasi dyshohet se shqiptari i arrestuar ishte drejtuesi. Shqiptari i arrestuar jetonte në rajonin e Lionit dhe siguronte lëndët narkotike nga Blegjika dhe Holanda, për t’i shitur më pas tek bashkëpunëtorët e tij në Savoie dhe Haute-Savoie.
Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, një kilogram kokainë, si dhe disa kilogramë produkte prerëse, me një çmim rishitjeje prej 500 mijë eurosh. U sekuestruan po ashtu rreth 400,000 euro para të gatshme, automjete luksoze dhe llogari bankare.