AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 15:35

Arrestimi në Greqi i vrasësit të dyshuar të 31-vjeçarit, Rrumbullaku: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të tij, gjithçka gati!

Arrestimi në Greqi i vrasësit të dyshuar të

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se kanë nisur procedurat e ekstradimit të Gerald Shehut, vrasësit të dyshuar të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi. “Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të tij, kemi dokumentuar gjithçka që ka të bëjë me këtë mekanizëm. Po shkojmë drejt finalizimit.”, tha ai.  Gerald Shehu qëlloi me armë zjarri Eraldo Nevruzin orët e para të së enjtes në një prej dhoma të hotelit ku ky i fundit punonte.

43-vjeçari u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë dhe pasi nuk gjeti biletë për Londër ai priste të udhëtonte drejt Spanjës. Trupi i pa jetë i Nevruzit u gjet sot në zonën e quajtur “Përroi i Gjipesë” mes Vunoit dhe Dhërmiut. Bashkëpronari i biznesit, Geraldo Shehu u kërkoi ndihmë dy punëtorëve Daniel Qoses dhe David Lartit, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh. Pasi hodhi trupin anës rrugës në Gjipe, Gerald Shehu u arratis drejt Greqisë, ku u arrestua të enjten pasdite.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme si trafiku I drogës në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.