AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 15:16

Vrasja e recepsionistit, trupi i Eraldo Nevruzit dërgohet në morgun e spitalit të Vlorës

Vrasja e recepsionistit, trupi i Eraldo Nevruzit dërgohet në morgun e

Trupi i pajetë e Eraldo Nevruzit është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës. Ndonëse është arrestuar autori i dyshuar, Gerald Shehu, ende nuk është gjetur arma e krimit me të cilin 42-vjeçari mendohet se ka kryer vrasjen.

 Trupi i pajetë i viktimës ishte fshehur në një vend që nuk binte shumë në sy, ndërkohë që për ngjarjen u arrestuan përveç autorit dhe dy punonjës të hotelit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin për ta transportuar trupin e pajetë nga dhoma ku ndodhi krimi drejt bagazhit të makinës.

Po ashtu ka dyshime se 42-vjeçari i ka kërcënuar dy punonjësit se do t’i vriste. Në dëshminë e tyre para policisë, Daniel Qose dhe David Larti pohuan se kanë qenë të detyruar ta ndihmonin, pasi u ndjenë të rrezikuar.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.