AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 18:22

VIDEO/ 26 të arrestuar me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic. Ja pamje nga operacioni “Nomada”

VIDEO/ 26 të arrestuar me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një

Të paktën 26 persona u arrestuan sot pas një operacioni të zhvilluar kundër trafikimit të emigrantëve.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ndarë në Facebook, pamjet të operacionit “NOMADA”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 31 persona nën hetim.


Hetimet për goditjen e trafikut të emigrantëve, janë realizuar në bashkëpunim me Autoritetet Spanjolle, Kosovare dhe nën mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjuterë e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumente të tjera me rëndësi për hetimin.

Shtetasit e arrestuar janë:
1. Bashkim Sula
2. Njazi Adema
3. Fitim Rama
4. Ylli Brahimaj
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi
7. Osman Luca
8. Artur Mici
9. Arsen Caka
10. Adrian Mema
11. Maksim Domi
12. Jugert Gashi
13. Emiljan Marashi
14. Roland Islamaj
15. Behar Rexha
16. Deila Qama
17. Arnold Shahu
18. Ylli Çaushaj
19. Eriola Spaho
20. Murat Gjuniku
21. Bardhyl Imeri
22. Bajram Xhaja
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama
26. Xhelil Alla