AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 17:05

Opozita bojkotoi procesin/ U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano: Kemi rrugë të gjatë për të bërë

Opozita bojkotoi procesin/ U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së

Pasi u shpall fitues vetëm me 12 votat e maxhorancës, ka reaguar për herë të parë kryetari i komanduar i bashkisë së Himarës, Arqile Bollano. Ky i fundit tha për mediat se është koha për punë dhe jo fjalë.

“Falënderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë.

Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe. Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime”, u shpreh kryetari i sapo zgjedhur.", tha ai.