TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se aksioni opozitar nuk do të ndalet, madje do të përshkallëzohet edhe më tej. Në një konferencë për mediat, Meta tha se “kjo qeveri i ka rrënjët në trafiqe”.
“Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç intensifikimit të aksionit të saj”, tha Meta.
“Kështu që ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”, tha ndër të tjera Ilir Meta.
Pyetje: Ku do të përqendrohet aksioni i opozitës? Pasi deri tani duket se nuk po jep rezultat?
Meta: Rezultati është vetë vazhdimësia e pandërprere e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto procese të hapura kanë qenë vetëm si rezultat i presioneve të bëra nga opozita.