AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 16:52

Kërkohej në Austri i akuzuar si pjesëtar i bandave kriminale, arrestohet në Greqi shqiptari

Kërkohej në Austri i akuzuar si pjesëtar i bandave kriminale,

Policia greke ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake. Aredjo Buzi nga Fieri, është ndaluar nga policia greke në rrugën “28 Tetori” në Janinë. Ai rezulton person i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria, prej 07.04.2017.

Buzi akuzohet për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Për 30-vjecarin Aredjo Buzi, autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.