AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 14:59

Zbardhet skema e mashtrimit, kalimi i klandestinëve në kufi bëhej me pasaportat personale, dokumentet false u dërgoheshin me postë në hotel dhe…

Zbardhet skema e mashtrimit, kalimi i klandestinëve në kufi bëhej

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me operacioni ku u arrestuan 21 persona.

Rrumbullaku: Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle pas 2 vitesh hetime realizoi operacionin Nomadët për të goditur grupin që vepronte në kontrabandimin e shtetasve.

U zbatuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për 31 shtetas për ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit.

U arrestuar 21 shtetas, 4 persona të tjerë janë jashtë vendit, Njëri prej tyre
U sekuestruan:
7 autormjete

një laborator për falsifikimin e dokumenteve

25 mijë euro
20 mijë paund
Laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.
Subjektet kryesore falsifikonin dokumente për persona që të lëviznin jashtë vendit kryesisht në vendet e BE.

Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin.