TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 26 persona janë arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.
Operacion ky i zhvilluara në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle, pas një hetimi intensiv 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, realizoi operacionin “NOMADA” për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.
Shtetasit e arrestuar janë:
1. Bashkim Sula
2. Njazi Adema
3. Fitim Rama
4. Ylli Brahimaj
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi
7. Osman Luca
8. Artur Mici
9. Arsen Caka
10. Adrian Mema
11. Maksim Domi
12. Jugert Gashi
13. Emiljan Marashi
14. Roland Islamaj
15. Behar Rexha
16. Deila Qama
17. Arnold Shahu
18. Ylli Çaushaj
19. Eriola Spaho
20. Murat Gjuniku
21. Bardhyl Imeri
22. Bajram Xhaja
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama
26. Xhelil Alla
Kujtojmë se gjatë operacionit u sekuestruan: 7 automjete; 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve; 25 mijë euro; 20 mijë paund; 10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja; 1 armë gjahu; 10 laptop; 15 kompjuterë e printerë që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN; sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare; 1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh. Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.