AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 19:33

“Shqiptarët vidhen më shumë se asnjë popull tjetër”- Berisha: Rama po plaçkit Portin e Durrësit, mashtrimi po ‘thuret’ në Beograd

“Shqiptarët vidhen më shumë se asnjë popull

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në konferencë me ekspertë të ekonomisë se qeveria po vjedh shqiptarët me anë të PPP-ve dhe koncesioneve.

Berisha u ndal te projekti i Portit të Durrësit duke theksuar se mashtrimi i madh po thuret në Beograd. Ai u shpreh se kompani të dyshimta fitojnë pa garë tendera të majmë.

“Ne kemi male mahnitëse dhe magjepsëse me potencialin e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato janë thjesht klientelë. Nuk kanë asnjë lidhje me sektorin dhe fushën. Turizmin e merr burri i ministres. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjërë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit.

Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë. Me PPP-të, koncesionet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe i shërben kryeministrit të vendit për të plaçkitur truall në portin e Durrësit. Ka një kullë të lartë në Dubai. Por ka një mashtrim po aq të madh këtu afër nesh në Beograd. Investitori shërben si maskë e Edi Ramës për të ndërtuar Dubain. Kompani të tjera punojnë në kushtet që duan pa garë. Është afera multi-miliardëshe e Butrintit. Cila familje përfiton nga kjo?

Përfiton vetëm një mafie e gërshetuar brenda dhe jashtë vendit që bën gjithçka për të bllokuar luftën kundër korrupsionit. Por të merrni deklaratat e DASH, ato flasin për korrupsion në të gjitha degët. Nuk ka asnjë denoncim për shkeljet madhore të konkurrencës që janë bazë kryesore e këtyre vjedhjeve të mëdha. Vetëdija jonë për këtë vjedhje që i bëhet shqiptarëve duhet të jetë e madhe. Ky është një problem shumë i mdh. Të tilla janë me dhjetëra PPP dhe koncesione”, u shpreh Berisha.