TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji ka njoftuar se nesër do të depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji theksoi se mbetet i frymëzuar nga modeli i demokracisë perëndimore dhe se do të vijojë betejën për demokratizimin e Partisë Demokratike. Sa i përket procesit brenda Partisë, Salianji u shpreh kritik, duke e cilësuar si “farsë” dhe shkelje të rregullave demokratike.
Postimi i Salianjit:
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin e demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.