TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës. Bëhet me dije se një shtetase ka tentuar të fusë në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar.
Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Menjëherë pas konstatimit: u bë bllokimi i lëndës së dyshuar; u hartua dokumentacioni përkatës; u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale. Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.