AKTUALITET, 29 Prill 2026, 15:38

Raporti, punën në shtet e duan të gjithë! 20 aplikime mesatarisht për një pozicion, bien dorëheqjet dhe largimet

Raporti, punën në shtet e duan të gjithë! 20 aplikime

Mesatarisht për një vend pune në shtet, në vitin 2025, pati 20 aplikime. Një shifër në rritje krahasuar me vitin 2024 me 17.55 aplikantë për një post.

Por krahas rritjes së aplikimeve një tregues i rëndësishëm, duket të jetë dhe stabiliteti në administratë.

Si dorëheqjet ashtu dhe largimet nga puna pësuan ulje. Në vitin 2024 dorëheqjet ranë me 36.7 për qind krahasuar me vitin 2023, ndërsa në 2025 ato u ulën edhe me 19.3 për qind të tjera. Në të gjithë administratën në vitin 2025 kishte vetëm 113 dorëheqje.

Ndërsa largimet nga puna, ranë me 32.8 për qind. Gjithsej nga administrata, vitin e kaluar ikën 226 persona përmes dorëheqjeve, daljes në pension dhe arsye të tjera që zënë një përqindje shumë të vogël.

Në raportin vjetor të dorëzuar në parlament të gjitha këto të dhëna shihen si rezultat i thjeshtimit të procesit të aplikimit dhe publikimit të materialeve orientuese në faqen zyrtare të DAP-it, e cila përditësohet rregullisht me informacion.
Sipas raportit, një e dhënë domethënse, është dhe ulja e masave disiplinore, 33.3 për qind më pak se një vit më parë. Në rënie dhe shkarkimet nga puna dhe pezullimet.

Aplikime për një vend pune
2024 17.55
2025 20

Dorëheqjet
2024 140
2025 113
Largime nga puna 2025 226 persona
Dorëheqje 113
Dalje në pension 124