TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me disa bagëti që ndodheshin në rrugë, duke shkaktuar një situatë të rëndë në vendngjarje.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa Policia e Shtetit po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.