AKTUALITET, 29 Prill 2026, 21:42

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i

Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por njëkohësisht pasurojnë me elemente të reja hapësirat, duke i transformuar ato në pika tërheqëse për turistët e vizitorët.

Pogradeci është një prej qyteteve, ku lagjet historike po rivitalizohen, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga “rilindja e lagjeve historike të Pogradecit”, teksa shtoi se “së shpejti, një pol i ri zhvillimi në qytetin liqenor, që do të pasurojë ofertën turistike dhe do të forcojë ekonominë lokale”.

Kjo lagje është hapësirë me vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit të Pogradecit dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Pogradeci mbetet një prej destinacioneve turistike të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj në çdo stinë.