AKTUALITET, 29 Prill 2026, 20:19

Detaje nga aksidenti në Memaliaj, dy nga plagosurit në gjendje më të rëndë

Detaje nga aksidenti në Memaliaj, dy nga plagosurit në gjendje më

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Memaliaj, në aksion Tepelenë-Krahës ku 2 automjete u përplasën “kokë më kokë”.

Mësohet se 2 prej 8 të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po mendohet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.