TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen e sotme në një nga lagjet pranë Universitetit në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ushtrohej një aktivitet i paligjshëm i lidhur me prostitucionin.
Sipas burimeve paraprake, gjatë ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar disa persona në komisariat, ndërsa janë sekuestruar edhe materiale që mund t’i shërbejnë hetimeve të mëtejshme.
Deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi numrin e personave të ndaluar apo rolin e secilit prej tyre në këtë aktivitet të dyshuar.
Policia e Shtetit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në orët në vijim, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.