AKTUALITET, 29 Prill 2026, 14:58

PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen në këtë proces.

Sipas dokumentit, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është caktuar data 30 prill, ora 12:00.

Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, një CV dhe formularin e pastërtisë së figurës.