AKTUALITET, 29 Prill 2026, 15:14

SPAK jep pretencën për dosjen “Revanshi”, ja sa vite burgim u kërkuan për Emiljano Shullazin, Astrit Avdylin dhe të tjerët! Do përfitojnë…

SPAK jep pretencën për dosjen “Revanshi”, ja sa vite

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes së bujshme “Revanshi”, ku akuzohen personazhe të njohur të botës së krimit shqiptar.

SPAK ka paraqitur sot (29 prill) në GJKKO edhe konkluzionet përfundimtare të çështjes, e cila lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.

Sipas pretencës së akuzës, për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin  10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Pas pretencës pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar.

Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit me një të tretën e tij.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.