TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, është gati.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.
“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me tre orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar videon nga rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e PD-së tashmë përfundoi me sukses. Ai thekson se ky është një tjetër premtim i mbajtur i kësaj mazhorance që i jep frymëmarrje turizmit.
“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses. Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për zhbllokimin e projektit, sigurimin e financimit dhe hapjen e kantiereve në vitin 2018.
Më pas vëmendje e vazhdueshme, punime intensive e tashmë rruga Kardhiq-Delvinë është një realitet edhe për ata që nuk na besonin! Një arterie e re që i jep frymëmarrje turizmit të Sarandës, i jep perspektivë ekonomike Delvinës dhe afron detin me Gjirokastrën”, nënvizon Gjiknuri.