TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shumë kohësh, Covid-19 rikthehet në vend. Gjatë dy ditëve të fundit në Fier, Patos e Roskovec janë zbuluar 20 raste me Covid-19.
Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi, është shprehur se rritja e rasteve me virusin Covid në Fier ka si shkak ardhjen e emigrantëve. Rastet nuk kanë munguar edhe te fëmijët, ku gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe një numër i lartë vizitash dhe shtrime të fëmijëve në spital nga virozat e stinës.
Sipas mjekës pediatre, Anila Muka, është gjithmonë e më i madh numri i fëmijëve të prekur nga virozat, një prej të cilave edhe Covid-19.