AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 11:55

Mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, lihet në burg pronari i autobusit

Mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit,

Lihet në burg pronari i autobusit ku u gjetën mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Leonard Nikolli.

Në hetim në gjendje të lirë është dhe shoferi i autobusit E. S., 34 vjeç.

121 680 euro ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, por policia falë informacioneve ka arritur të zbulojë shumën e konsiderueshme të parave.