AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 11:24

Zbardhet debati mes Rei Metës dhe Armando Meshaut: Të kam paguar! ‘Seriozisht e ke ti?’

Zbardhet debati mes Rei Metës dhe Armando Meshaut: Të kam paguar!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar në Vlorë, pasi u qëllua me grushte nga djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta.

Sipas dosjes hetimore, në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshaut me fjalët: Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin, raporton News 24.

Ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët: Jo me mua këto muhabete.

Debati ka vijuar dhe Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë, i është përgjigjur: Fol pak më qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.

Më pas Meshau është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët: Seriozisht e ke ti?