TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Plagoset me armë zjarri një 47-vjeçar në Shkodër.
Shtetasi me iniciale F. O., nga fshati Xhan i Shkodrës ka mbërritur i plagosur në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal te ish-Sanatoriumi në Shkodër dhe 47-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.