TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa kryebashkiaku Fredi Beleri qëndron pas hekurave, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar një takim me të.
Deputeti fill pas takimit me kryebashkiakun e Himarës, paralajmëroi se për Shqipërinë do të ketë pasoja nëse nuk zbaton prezumimin e pafajësisë për shtetasit e saj.
“Kjo do të shkaktonte dëmtim të dy vendeve tona. E para është shteti ligjor dhe presupozimi i pafajësisë për një kryetar që është zgjedhur kryetar bashkie dhe të drejtat civile.
Nuk është e kuptueshme për ne se një person që është zgjedhur kryebashkak nuk mund të shkojë të bëjë betimin në zyrën e tij.
Kjo gjë mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse ky është rasti atëherë ligji do të kishte thënë; që një person që ka kryer shkelje, nuk duhet të bëjë betimin, por ligji nuk e thotë këtë.
Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE. BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës dhe pakicës civile.”, tha deputeti grek.