AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 12:22

Afera e inceneratorëve, Sali Berisha: Po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet

Afera e inceneratorëve, Sali Berisha: Po bëhen përpjekje për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve, që i quajti “qesharake e të rrezikshme”.

Berisha, në një konferencë për mediat, shtoi se “Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere”.

“Përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme. 

Dhe kjo në fakt siç e shihni, propaganda, por jo vetëm porpaganda, këtu e ka qëllimin madhor.

Asambleja anti-Damian është pjesë e hetimit, por e hetimit strikt partiak për ti thënë popullit se unë e shkarkova Gjiknurin.

E vërteta është se Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere”, tha Berisha.