AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 14:30

Dyshohet se kanosën adoleshentin në Elbasan, nën hetim dy persona

Dyshohet se kanosën adoleshentin në Elbasan, nën hetim dy persona

Dy persona janë vënë nën hetim në Elbasan, të dyshuar për kanosjen e një adoleshenti.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta pistoletë lodër dhe shkop metalik, një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme",-njofton policia.