AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 11:48

“Përjetë Havzi Nela” – PD përkujton sot poetin në 35-vjetorin e ekzekutimit, bashkëshortja: Djemtë e kriminelëve i kemi në qeveri. Drejtësia nuk ka bërë asgjë për ne

“Përjetë Havzi Nela” – PD përkujton sot poetin

Me rastin e 35 vjetorit të ekzekutimit të poetit, Havzi Nela, i cili u var në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial në qendër të qytetit të Kukësit, ish-kryeministri Sali Berisha po mban një takim me qytetarë e të afërm të poetit, në përkujtim të tij.

Pjesë e takimit është dhe bashkëshortja e Havzi Nelës, Lavdie Nela, e cila gjatë fjalës së saj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, që sipas saj nuk kanë bërë asgjë për të përndjekurit politik.

Lavdie Nela është shprehur se, “djemtë e kriminelëve punojnë në parlament e kudo, si ministra, në shëndetësi, në polici, ushtri, e sidomos drejtësinë e kanë djemtë e krimineleve, prandaj i mban Edi Rama”.

“Si i pranojnë djemtë e kriminelëve të punojnë në parlament e kudo, ministra, në shëndetësi, në polici, ushtri, e sidomos drejtësinë e kanë djemtë e krimineleve, prandaj i mban Edi Rama.

Pse nuk na japin drejtësi neve? Nuk i hapin dosjet. Sidomos Edi Rama, babai i tij krye xhelat edhe shumë të tjerë, djemtë e tyre na sundojnë sot Shqipërinë. Rama duhet të japi dorëheqjen nga skemat publike dhe politike, nuk e pranoj si kryeministër asnjëherë. Kjo qeveri kriminale, drogaxhie dhe gjakpirëse, nuk na jep asnjëherë të drejtën. Pse nuk kemi ne nga të përndekujturit një person ne parlament që të na çojë zërin dhe problemet tona në kuvend.

Jam  e indinjuar nga deputete e partisë demokratikët, në kaq vite demokraci si nuk foli njëherë njëri një fjalë për të përndjekurit politik, për punësimin, për shkollimin, s’kemi asnjë mbështetje. Demokracinë dhe lirinë na e vodhi Rama, se e keni lënë vet atje. Ku janë sot fëmijët e të përndjekurve politik, që kanë bërë studime dhe janë të shkolluar jashtë shtetit, ndërsa këta të PS janë bërë milionerë dhe kanë siguruar jetën për shtatë breza ndërsa në nuk kemi ku më fut kokën. Kjo drejtësi ja jep të drejtën kriminelëve dhe jo neve që kemi vuajtur kaq shumë. Prandaj, Edi Ramën nuk e pranoj të vijë në Kukës.

Duhet të punojnë sa më shumë ta largojmë Ramën, se djali i kriminelit nuk mund të drejtojë Shqipërinë.

Ai përditë thotë se s’kemi parë gjë akoma, ku do të në çojë më, ka zaptuar edhe detin edhe qellin. Drejtësia duhet ti dënojë. Nuk e di si do shkojë fati jonë më këtë qeveri që ka rënë në dorë të kriminelëve, drogaxhive. Në çfarë evrope do shkojmë ne, këtu jemi në diktaturë më keq se Enver Hoxha, kështu e bën Rama me djemtë e krimineleve kudo”, u shpreh ajo.