AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 11:51

Dorëheqja e Safet Gjicit pas skandalit, Begaj dekreton datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit

Dorëheqja e Safet Gjicit pas skandalit, Begaj dekreton datën e re

Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual duke u detyruar të largohet vetëm 1 muaj pas fitores në zgjedhjet e 14 majit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

Dorëheqja e Safet Gjicit pas skandalit, Begaj dekreton datën e re