TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dalë sot sërish para Bashkisë së Tiranës për inceneratorin e Tiranës duke dënuar heshtjen nga bashkia dhe kryetari i saj Erion Veliaj si dhe duke kërkuar transparencë.
Braimllari tha se Erion Veliaj është një zyrtar i përfshirë drejtpërdrejtë në procedurën e dhënies me koncesion për inceneratorin e Tiranës.
Sipas tij, Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesion 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës, nga dita e parë që ky projekt mafioz që prekte çdo qytetar të Tiranës fillojë të zbatohej.
Ai theksoi më tej se Partia e Lirisë i ka kërkuar në vijimësi, edhe përmes kërkesave institucionale që kemi dërguar, që Erion Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë për sa i takon kësaj kontratë koncesionare dhe pagesave që Bashkia Tiranë ka kryer.
Deklarata e plotë
Jam sot ne këtë komunikim për publikun, për të denoncuar dhe njëherë heshtjen mafioze të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili refuzon, është fshehur dhe nuk i ndihet zëri, për sa i takon inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj është një zyrtar i përfshirë drejtpërdrejtë në procedurën e dhënies me koncesion për inceneratorin e Tiranës.
Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesion 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës, nga dita e parë që ky projekt mafioz që prekte çdo qytetar të Tiranës fillojë të zbatohej.
Por Erion Veliaj është përgjegjës edhe për çdo pagese që ka kryer Bashkia Tirane, pasi Erion Veliaj, ka qenë në dijeni të plotë se shërbimi që ofrohej nga Inceneratori i Tiranës nuk ishte ai shërbim i parashikuar në kontratë, por ai vazhdoi me kokëfortësi të paguante 29 Euro/Ton dhe me mosveprimet institucionale të Bashkisë që ai drejton, ka lejuar dëmin kolosal financiar që po rrënon taksapaguesit e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Në cilësinë e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, unë kam qenë edhe javën e shkuar këtu për të kërkuar transparencë nga Erion Veliaj.
Partia e Lirisë i ka kërkuar në vijimësi, edhe përmes kërkesave institucionale që kemi dërguar, që Erion Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë për sa i takon kësaj kontratë koncesionare dhe pagesave që Bashkia Tiranë ka kryer.
Unë nuk e di se kush e ka instruktuar Erion Veliajn që të heshti në këto momente që SPAK dhe drejtësia po hetojnë inceneratorin e Tiranës.
Qartazi Veliaj është instruktuar të mos flasë, për të mos kompromentuar më tepër përgjegjësinë penale që ai ka.
Veliaj është instruktuar të mos flasë dhe të heshtë, ai është strukur brenda mureve të bashkisë, sepse i gënjen mendja, që me presion ndaj drejtësisë, me paratë, influencën e brendshme dhe të huaj dhe duke përdorur Bashkinë e Tiranës si një bunker ku mund të mbrohet nga drejtësia dhe të shpëtojë nga roli i tij, me firmë dhe vulë në aferën mafioze të inceneratorit të Tiranës. Ne kurrë nuk do të ndalemi…