AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 21:02

Reshjet në vend, Taulant Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes, lagështira është burim aksidenti

Reshjet në vend, Taulant Balla: Shoferët të qarkullojnë me

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës.

Balla u shpreh se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Ai shtoi se shoferët duhet të qarkullojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Postimi i plotë:

Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.