AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 19:49

Dëbora shkakton probleme në qarkullimin e automjeteve në Qafë-Murrizë

Dëbora shkakton probleme në qarkullimin e automjeteve në

Në qarkun e Dibrës kanë nisur mbrëmjen e sotme reshjet e deborës. Gjithashtu edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit, reshjet kanë qenë prezente, dhe kjo ka sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në ketë segment rrugor. Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion dy borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.