AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 19:37

Krujë/ Masivi shkëmbor rrezikon jetën e disa familjeve në fshatin Kurcaj, banorët tregojnë makthin nga shembja e gurëve

Krujë/ Masivi shkëmbor rrezikon jetën e disa familjeve në

Në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës tre ditë më parë një masiv i madh shkëmbor ka rrëshkitur duke rrezikuar disa familje.

Nga reshjet e furishme dhe rrëketë e krijuara nga reshjet janë shkeputur masive shkëmbore dhe rrezikuar disa banesa, bllokuar rrugën e fshatit.

Disa banesa të izoluar prej disa ditësh, ndersa mbetet e vështirë të ndërhyhet me mjetet e bashkisë së Krujës në largimin e masiveve shkëmbore.

Në fshatin Kurcaj përfaqësuesit e bashkisë së Krujës janë njohur me situatën e krijuar ndërsa kërkohet ndërhyrje me mjete të mëdha në coptimin e gurëve dhe largimin e tyre, për të çliruar dhe hapjen e rrugës së fshatit.

Banorët na tregojnë makthin e asaj që kanë përjetuar nga shembja e gurëve, ndërsa në familjen e Beqir Cacës një gur i përmasave mjaft të mëdha ka rrëshkitur rreth 100 metra nga pjesa e malit duke rënë pranë banesës, ndërkohë tërë familjarët ndodheshin në shtëpi duke shpëtuar mrekullisht nga një tragjedi, raporton Ora News.

Të tjera familje ndodhen të izoluara në fshatin Kurcaj ndërsa presin ndërhyrjen e institucioneve në rregullimin e gjendjes dhe situatës së krijuar nga rënia e gurëve në këtë fshat.

Mjeku neuro-psikiatër Rifat Daci sot në moshën 75 vjeçare ende nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tij.

Plot 50 vite në këtë profesion, siç dhe ai tregon nuk do ta ndërpresë punën si mjek deri në frymën e fundit. Prej orëve të para të mëngjesit atë do ta gjeni në poliklinikën e Krujës.

Mjeku Rifat Daci tregon për kushtet vështira asokohe, duke shërbyer me pasionin e tij si mjek. Tërë jetën ka punuar në spitalin e Krujës, ndërsa prej mungesës së mjekëve specialistë çdo javë shërbente spitalit të Laçit.

Në disa vende të botës ka kryer specializime në fushën e tij. Sot ushtron profesionin e tij në spitalin e Krujës, nga mungesa e mjekëve të këtij specialiteti.