AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 15:36

Deputeti i Gjirokastrës nxjerr plehrat në lumë përballë projektit 3D të Ramës për Vjosën

Deputeti i Gjirokastrës nxjerr plehrat në lumë përballë

Tritan Shehu, deputet i PD-së në qarkun e Gjirokstrës, iu përgjigj kryeministrit Rama, pasi postoi në mëngjes projektin 3D të rehabilitimit të lumit Vjosë. Sipas tij, përgjatë gjithë gjatësisë së tij vazhdojnë të derdhen pa asnjë projekt rregullues, “ujrat e e zeza” të Qarkut, të bashkive të Përmetit, Këlcyrës, Libohovës, Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt, ndërsa ka depozitime plehrash, që i operatorët i hedhin direkt në lumë, prandaj në të dy brigjet e tij ka një pafundësi mbeturinash dhe lëndësh plastike.

Reagimi i Shehut

Vjosen vetem ne 3D Rilindja e „zbukuron“!
Periodikisht publikohen pamje te bukura te Vjoses…!
Por qe te gjitha jane vetem ne 3D!
Edhe kjo zotesi e aftesi e Rilindjes eshte, te tentosh pa tu “skuqur faqja” te mashtrosh rregullisht qytetaret, per dicka qe tashme nuk te beson njeri.
Sepse Vjosa, megjithese u shpall “Park kombetar” eshte atje ku ishte si gjeografi, por gjithmone e me keq, se sa pak vite me pare ne realitet.
I mrekullueshem si lume, i vecante ne natyren e tij.
Por ku vazhdojne te derdhen pa asnje, qofte dhe projekt rregullues, te gjitha “ujrat e e zeza” te Qarkut, direkt apo nepermjet degeve te saj….
Permetit, Kelcyres, Libohoves, Dropullit, Gjirokastres, Tepelenes e Memaliajt!
Qe eshte besoj i vetmi park natyral ne Bote, anes se cilit ndertohen me “leje” nga deputetja ministre e ambjentit, depozitime plehrash, qe per lehtesi i hedhin ato direkt ne lume.
I cili per pasoje, prej fillimit e deri ne dalje te Qarkut, shoqerohet ne te dy brigjet e tij me nje pafundesi mbeturinash, lendesh plastike etj.
Qe vecse te ngjallin neveri e deshperim per kete shkaterrim te organizuar.
Dhe tashti se bashku me kete 3D na japin e lajmin e mire:
--Do te ndryshojne edhe projektin Europian te rregullimit.
Kur nuk kane asnje projekt te tyren, pervecse shkaterrimit te kesaj bukurie te rralle, e lidhur kjo me korrupsionin, pa pergjegjeshmerine, keq menaxhimin.
PS. Po vendos nje foto te realitetit dhe tjetren te 3D!