AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 14:02

Grabitjet me armë në Prush dhe Sheshin "Skënderbej", Taulant Balla përgjigjet me videon e propagandës: Policia do të rrisë vigjilencën

Grabitjet me armë në Prush dhe Sheshin "Skënderbej",

Dje, në shtëpinë e Gani Himës, në Prush të Tiranës, hynë 5 grabitës. Dy të moshuarit nuk ishin vetëm, por kishin edhe dy fëmijë të mitur. Njeri nga ata, më i rrituri sinjalizoi policinë. Një ditë pas ngarjes së rëndë, rreth 10 vetë kryesisht me precedentë të mëparshëm janë marrë në pyetje, por deri tani policia nuk ka dalë me një emer të dyshuari.

Nga 5 autorët, dy prej tyre të armatosur me kallashnikov, qëlluan edhe në drejtim të patrullës së policisë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa efektivët  iu kundërpërgjigjën me armë. Grupi i grabitësve për ti shpëtuar ndjekjes së policisë u nda në dy pjesë, ky dy prej tyre  u larguan përmes një zone malore e të pyllëzuar.

Një deshmitar ka treguar se ata e mbanin zbrapsur patrullën e policisë duke shtënë me armë në ikje. Ndërkohë, 3 të tjerët u futën në një 'audi' të bardhë me targa të fallsifikuara. Në tentativë për të ikur grabitësit ndeshën rezistencën e policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e garbitësve që arritën të largoheshin pa gjurmë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar disa prej këtyre momenteve ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur disa prova, si gëzhoja fishekësh, levat që mbanin agresorët  për të kryer grabitjen. Disa prej tyre kanë arritur të futen në ambientet e brendshme të banesës, ku kanë kërcënuar familjarët duke mos kursyer as dy fëmijë të mitur.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për ngjarjet e rënda, duke u shprehur se policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit për të parandaluar aktivitetet kriminale. Ndërsa theksoi se policia ka përparuar drejt identifikimit të personave të përfshirë në tentativën e grabitjes në fshatin Prush.

“Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje”- shprehet Balla në reagimin e tij. duke shtuar edhe një video propagandistike me arritjet e policisë.