AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 18:38

Trafik i rënduar në Elbasan, fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës, apeli i policisë

Trafik i rënduar në Elbasan, fluks i madh automjetesh në drejtim

Një trafik i rënduar është krijuar në Elbasan, konkretisht në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan”. Mësohet se ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Ndërkohë, policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.