AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 14:34

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Institucionet tona do të vijojnë t'i mbrojnë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke e cilësuar si një ideal të përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt që çdo individ të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore në mëyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.” – shkruan Presidenti Begaj.

Gjithashtu në reagimin e tij ka thënë se është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.

“Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”- shkruan Begaj.