AKTUALITET, 10 Dhjetor 2023, 18:23

“O miq o armiq”, Nuredin Dumani: Nga vjedhja e 26 armëve humba 100 mijë euro, ti fitove 200 euro

“O miq o armiq”, Nuredin Dumani: Nga vjedhja e 26 armëve humba

Përmes një bisede të gjatë të zhvilluar mes një personazhi të quajtur “Visi” por në “SKY” njihet me emrin e xhamisë së Stambollit “Agia Sofia” dhe vetë Nuredin Dumanit që mbulohet në aplikacion “SKY“ me emrin “Toto Rinoo”, Dumani i shfaq Visit premtimin se do i gjente se s’bën njerëzit që i kishin vjedhur 22 pistoleta, një tomson dhe 3 pushkë.

Pavarësisht se “Agia Sofia” i betohet Dumanit, se nuk ka asnjë lidhje me vjedhjen, por 3 pistoletat i kishte marë për tregti nga një miku i tij,sërisht Dumani shprehet i prerë në bisedën që bën në “SKY” duke pohuar se:”...o miq o armiq, ti dhe unë... ose trego ato fis q**at...”.

Sipas Dumanit “Agia Sofia” bënte tregti me pistoletat e tij duke fituar 200 deri në 300 euro, por vetë Dumani nga kjo vjedhje kishte humbur plot 100 mijë euro.

Madje Nuredin Dumani e paralajmëron personin që fshihet me emrin “Agia Sofia”, duke ju shprehur se ai do i fuste miq dhe njerëz që të flisnin me të, për ta mbyllur këtë muhabet.

Më tej Dumani vijon duke i thënë: “...ok se do takojm nga afër ...e di që s’ke me lan njeri pa fol për mu, amo mos u mundo kot se s’ka njeri në Shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle ke me kërcy ti në valle pa merak...”.

“Ora News” zbardh biseda të tjera të zhvilluara mes “Visit” që maskohet në SKY si “Agia Sofia” dhe Nuredin Dumanit që maskohet si “Toto Rinoo”.

Toto Rinoo: Por nuk më shpjegon dot si armët e mija kanë ra ndor tënde, kur 3 ditë më par kishte që ish vjedh dyqani?Si erdhën ke ty?

Agia Sofia:Po çdo gjë që të kam thënë janë të vërteta.

Toto Rinoo:Unë do të them një fjalë burrash. Që në këtë botë ka dy rrugë për ty dhe për mua. O ti më jep njerëzit që ti kan dhanë dhe ngelemi miq ose do bëhemi armiq.

Si thua me bo, po të dysh jepja kontaktet e vëllait tat e thuaj filloni e kërkoni se nuk ka mu mbyll lehtë kjo punë.

O miq o armiq, ti dhe unë. Zgjidh kë don ti se unë skom punë me ty. Ti kishe punë se ke pas në dorë mallin tim është vjedhur. Dhe unë të gjeta që je ti ai që ke mallin tim, ke ty do e kërkoj sa tkem frymën...

Agia Sofia: Unë deri më sot vetëm miq kam bërë. Unë stë kam rënë në qafë, unë po të shpjegoj si është puna, po të them po të doli një presje ndrryshe atëhere ke të drrejtë.

Unë po të flas taman me sinqeritet. Unë po të isha se do të mohoja që i kam pas në dorë atëherë kishe të drejt 1000%.

Toto Rinoo: ok se do takojm nga afër .. e di që ske me lan njeri pa fol për mu amo mos u mundo kot se ska njeri në shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle. Ke me kërcy ti në valle pa merak.

Agia Sofia: un po të them për ëe disatën herë që nga unë s’ta kam bër këtë gjë edhe të flas me bindje për këtë gjë. Edhe ai që ta ka dhën contactin tim, unë këtu e kam.

Po do ishte më e mira t’ma thonte kshu kshu është muhabeti. Unë për të fitu 200-300 euro.

Toto Rinoo: pse si kujton ti s’të gjej dot dhe pa atë njeriun që ma dha kontaktin tuaj të “SKY”.

Ai që ma dha këtë osht si vlla për mu. una zor kam me gjet numrat e telefonit, se sa kontaktet e “SkY”.

Agia Sofia: s’kam si të mbaj peshën e njerëzve që e kan bër vjedhjen.

Toto Rinoo: ti peshën e ke në kra tan kohës tashi.

Unë do isha njeri i keq nese do e mohoja këtë gjë, se vetë po zgjedh me majt këtë peshë dhe s’jom un ai që po ta ve peshën.

Se unë jam në gjëndje të sjell ty përball meje dhe s’munet askush me mohu gjon time. S’ka lind akoma ai njeri....
Agia Sofia: unë të kam fol me sinqeritet...

Toto Rinoo:Lere sinqeritetin me mua.... por më trego kush jan fisqimat direkt ose indirekt.Kaq dua nga ty... po të them një gjë dhe do ta mar me çdo kusht dhe ca do lloj kosto të ketë more vesh...

Agia Sofia: Tani po ke pak besim beso

Toto Rinoo: Unë s’të besoj pa të pa në sy kur flet.Unë i besoj veç zotit njeriu jo dhe i besoj vetvetes dhe duke vlerësu veten njikohësisht vlerësojm dhe shokët.Amo dije mirë që dhe baba im me qen i përlym dhe atë e dënoj ront.

Unë ta thash këtu njerëzit mkan besu mall e lek para dhënie e jetën e tyre, edhe kurr si kam trradhtu, jo mo ty qe t’kom kap me pras ndor.Ok mos tradhto njeri.

Ishalla po vin me të ndimu miqt e tu.

Unë do të vi në ship, ta di dhe shpinë.

Toto Rinoo: Dhe familja jote pasi tkem kry pun me ty do pagujn mallin të gjithë. 100 mijë euro më bon malli mua.

o ti o familja ka mi pagu, se nuk mjaftoj veç koka jote apo e tyre.

A mo ti i ke fitu ato 200 apo 300 euro, ndërsa un kam humb 100 mijë euro.Kush osht ma në zor këtu ti apo un?

Agia Sofia: Po s’ta kam bërë un dëmin prej 100 mijë euro. Se unë si kam pas naj her bashk aq lek jo të kem bo një dëm të till.

Toto Rino: Atëherë trego kush i ka bërë.

Agia Sofia: Po për zotin se njof.

Toto Rinoo:Këtu ndryshon puna, që ti nuk e njef.Dhe ka shuuuum munsi që mos e njofësh atë që ti ka dhan ato armë. Por mos harro se nuk jan bostan dhe i bleve në Pazar.

Këto blehen tek njerëz të njoftur. Ke të njoftur ti? Ti pa pik turpi mundohesh me mashtru mua me argumentin që nuk i njef.

Agia Sofia: un ju thash tani këtyre miqve, të kthej përgjigje ose ti jap contactin tënd nëse do e meru vet nëse un përveç që i kam ble me lek nuk kam as një pik lidhje me as si kam vjedh as si njof hajdutat, as gjë.

Nësë të del që un kam gisht tjetër gjë, atëherë po./Ora News