AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 11:49

Reagimi/ Do ta lejoni SPAK-un që të arrestojë Ballukun? Balla: Vendimi politik pasi të fillojë procedura në Kuvend

Reagimi/ Do ta lejoni SPAK-un që të arrestojë Ballukun? Balla:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha për gazetarët se vendimin politik i socialistëve për voton pro ose kundër heqjes së mandatit për Belinda Ballukun do ta japin pasi të fillojë procedura në Kuvend.

Pyetje: Do  lejoni që SPAK të arrestojë Ballukun?

Balla: Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuar procedurën që do ndjekë. Më gjithë klithmat e Gazment Bardhit Kuvendi nesër fillon procedurën. Ky është një rast ku kuvendi i Shqipërisë do duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës.

Pyetje: Po ju pyesim për votë politike?

Balla: Do kemi komunikim për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën.

Ndërsa i pyetur për marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, Balla tha: “Unë gëzohem sa herë SPAK realizon operacione edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër shteti edhe kryetar grupi. Mezi prisja sot të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit. E vërteta është që të gjithë e dimë fare mirë se SPAK-un e  mbështet vetëm PS. Është prioritet pastrimi i policisë nga këta elementë”.