TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për kallëzimin ndaj deputetit dhe ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendra gjatë kohës kur ishte kryebashkiak.
Ishte Adriana Kalaja ajo që depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
“Kemi regjistruar procedim penal për Tërmet Procedimi për shkelje të barazisë në tendera”, sqarohet në dokument.
Sipas SPAK, veprimet hetimore për Peçin ende s’kanë përfunduar. “Në këtë çast aktet hetimore përbëjnë “sekret”. Tërmet Peçi nuk është pyetur në lidhje me rrethanat”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
