TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca e sotme ka nisur me akte dhune nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
Ata janë ngjitur në karriget e ministrave, ndërsa Belind Këlliçi ka ndezur flakadanë.
Ndërhyrja e Gardës nuk e ka kthyer situatën në normalitet.
Nga ana tjetër sende të forta janë hedhur edhe ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdhra duke u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave.
“Shkoni lart. Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda. Dorëzoni Agasin”, tha ndër të tjera Berisha.