AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 10:13

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. Bardhi: Çojini në burg

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit.

Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.

Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e