AKTUALITET, 6 Maj 2023, 20:52

Rama: Vlora, bashkia më problematike. Nuk mund të vij unë ta pastroj

Rama: Vlora, bashkia më problematike. Nuk mund të vij unë ta

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika ndaj kryebashkiakut aktual të Vlorës, Dritan Leli, në lidhje me menaxhimin e punëve të bashkisë.

Gjatë fushatës elektorale në Vlorë, Rama e konsideroi Bashkinë e Vlorës më problematike në rang vendi sa i përket pastrimit.

Kritika për Lelin bëri edhe për lejet e ndërtimin të dhëna nga Bashkia e Vlorës.

“Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Për fat të keq në të gjitha bashkitë, Vlora është bashkia më problematike dhe kjo është e papranueshme se nuk mund të vij unë dhe të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Vlorën e pastron bashkia. Dhe Vlora është një nga lojtarët kryesorë të Shqipërisë që duam ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm. Dhe kampionë të turizmit në Ballkan nuk bëhemi dot nëse nuk i lëmë turistët pa fjalë kur vijnë në Vlorë dhe nuk gjejnë një copë letër në tokë.

Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie i cili matet 7 herë përpara se të firmosi një leje ndëtimi si ajo që kam përballë unë tani. Dhe pasi matet 7 herë, herën e 7 pyet 7 të tjerë dhe pastaj merr vendime që nuk zhbëhen më. Kemi një problem të madh me vendimet që nuk zhbëhen më në gjithë Shqipërinë por edhe në Vlorë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që të ketë respekt për çdo socialist në radhën më të parë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që socialistët t’i dojë pa kushte ndërsa demokratët, qytetarët demokratë, t’i respektojë pa kushte”, u shpreh kryeministri Edi Rama.