AKTUALITET, 28 Dhjetor 2021, 08:41

Kryeministri Rama: Sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja

Kryeministri Rama: Sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.

Rama publikon një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë????”