AKTUALITET, 27 Dhjetor 2021, 22:48

Përfshihet nga flakët makina në Sarandë/ Ndërhyn shërbimi zjarrfikës, ja shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët makina në Sarandë/ Ndërhyn

Një automjet është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri në Sarandë. Pas ndërhyrjes së specialistëve të shërbimit zjarrfikës që ndodheshin në vendngjarje u arrit të evitohej djegia e plotë e makinës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës së 4 në qytetin e Sarandës. Në kabinën e mjetit tip “Opel” në pronësi të firmës ISAK, shpërtheu zjarri, që nga ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, u evitua përhapja e zjarrit në motorin dhe pjesën tjetër të makinës.

Nga hetimi u përcaktua se shkaku i zjarrit në mjet ishte kondicioneri.